Agjencia për mbrojtje civile në Gazë raportoi se 19 persona janë vrarë më 5 shtator si pasojë e një sërë sulmesh ajrore izraelite në dhe përreth Qytetit të Gazës.
Izraeli ka intensifikuar bombardimet ndaj Qytetit të Gazës që kur ka deklaruar se do të nisë një ofensivë për ta marrë nën kontroll të plotë.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Nadav Shoshani, deklaroi një ditë më parë se nuk do të ketë njoftim për nisjen e ofensivës për shkak të “ruajtjes së elementit të befasisë”.
Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 64.000 palestinezë sipas shifrave të prezantuara nga Ministria e Shëndetësisë që udhëhiqet nga Hamasi – shifra që nga OKB-ja vlerësohen të besueshme.




