Policia e Kosovës në kuadër të shënimit të 26-vjetorit të themelimit, ka planifikuar një sërë aktivitetesh që do të zhvillohen gjatë ditëve në vijim.
Aktivitetet përfshijnë gara sportive, aktivitete me komunitetin dhe angazhimin e njësive të ndryshme policore në iniciativa që synojnë afrimin e qytetarëve me Policin e Kosovës.
Stacioni Policor në Malishevë sot nga ora 10:00 deri në ora 14:00, organizon ,,Portën e hapur” për Qytetaret dhe nxënësit e shkollave që dëshirojnë të vizitojnë stacioni policor në Malishevë.
Qëllimi i këtij aktiviteti është që të njoftohen Qytetaret e sidomos nxënësit për punën e policisë në shërbim të Qytetarëve.





