Artan Behrami nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar për rastin e fundit të raportuar mbi keqtrajtimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai tha se prej katër vitesh, sa herë që është tentuar të flitet për shkeljet ndaj të akuzuarve, është përdorur justifikimi se “po ndërhyhet në drejtësi”.
Sipas tij, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe të tjerët janë maltretuar në Hagë pikërisht sepse nuk kanë pasur shtet që i mbronte.
“Atyre u janë shkelur të drejtat e njeriut, janë braktisur nga shteti, ndërsa avokatët janë larguar pikërisht për shkak të mos financimit nga shteti”. – tha Behrami.




