Sot në Kosovë shënohet Dita e Humanizmit, në nderim të humanistets shqiptare Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, e cila u nda nga jeta më 5 shtator 1997.
Në shenjë kujtimi për të, mbahet një meshë solemne në Katedralen e Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
Në shtator të vitit 2022, qeveria e Kosovës miratoi vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditë e Humanizmit.
Më 4 shtator 2016, Papa Françesku e shpalli Nënë Terezën “ shenjtore”, duke e quajtur “ shenjtore e mëshirës” dhe “ikonë e dashurisë hyjnore”, në një ceremoni madhështore të mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.




