Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur një masë të përkohshme, e cila ndalon deputetët të ndërmarrin veprime dhe ndalon zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Sipas vendimit, masa do të jetë në fuqi nga 5 shtatori deri më 30 shtator.
Kjo masë u vendos nga Gjykata në mënyrë “ex officio” dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të Listës Serbe.
Kushtetuesja theksoi se e pranoi kërkesën për masë të përkohshme pasi ajo i shërben “evitimit të rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme” dhe është në “interes publik”.




