Ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti, tha se Qeveria në detyrë e VV-së po sundon kundërligjshëm si Qeveri e Kosovës.
Ndër të tjera, Hamiti tha se kjo qeveri po i ndëshkon komunat që nuk qeverisen nga partia e Albin Kurtit.
Në profilin e tij në Facebook, Hamiti përmendi edhe sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe Albin Kurtit.
Hamiti shtoi se qytetarët e Kosovës do ta kenë mundësinë ta ndëshkojnë me votë demokratike VV-në jodemokratike në zgjedhjet komunale të 12 tetorit dhe së shpejti edhe në nivel vendi.
”VV-ja e Albin Kurtit nuk e ka festuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Po e dëshmon edhe sot se e do pushtetin, por jo shtetin e Kosovës.” – përfundon shkrimin Hamiti.





