Të martën mbrëma, në veri të Mitrovicës janë shfaqur grafite kërcënuese në alfabetin cirilik, me mesazhin “Me agimin e ditës, Albin Kurti do të jetë i vdekur”. Autorët ende nuk janë identifikuar.
Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, në një intervistë për Ekonomia Online e cilësoi këtë si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit në detyrë dhe pjesë të një lufte hibride që intensifikohet para zgjedhjeve lokale.
Ai kërkoi që rasti të merret seriozisht nga institucionet e sigurisë dhe të rritet bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për të parandaluar incidente të tilla.
“Policia e Kosovës ka arritur njërin prej atyre ta kap dhe mendoj që së shpejti duhet përveç mbulimit të terrenit prej policisë, duhet edhe të ndërmerren masat edhe në sistemin e sigurisë teknike, që ta mbulojnë terrenin. Kjo do të vazhdojë duke parë tendencat e vazhdueshme të qeverisë së Serbisë për strategjinë shqiptare, sidomos në këtë kohë kur akoma nuk i kemi krijuar institucionet as Kuvendin as Qeverinë”, deklaroi Ibishi.
Ai kërkoi që rasti të merret seriozisht nga institucionet e sigurisë dhe të rritet bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për të parandaluar incidente të tilla.




