Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme ndaj Kuvendit të Kosovës deri me 30 shtator, duke e cilësuar situatën si pasojë e veprimeve të pasarsyeshme dhe jologjike të Lëvizjen Vetëvendosje.
Tutje, LDK-ja shprehet se ky bllokim institucional po pengon procesin e formimit të institucioneve dhe po dëmton rëndë besimin e qytetarëve në sistemin demokratik.
“Gjykata Kushtetuese ka ndërhyrë me masë të përkohshme për të adresuar situatën, duke treguar se kriza aktuale nuk është pasojë e dispozitave kushtetuese, por e keqpërdorimit politik të procedurave nga Vetëvendosje”, thuhet në deklaratën e partisë.
Lidhja Demokratike e Kosovës e quan ngërçin politik të paarsyshëm dhe akuzon Vetëvendosjen për mungesë të gatishmërisë për dialog dhe kompromis, duke vënë interesin partiak mbi interesin shtetëror.





