Janë mbyllur më shumë se 700 shkolla në Greqi për shkak të një krizë të zgjatur demografike. Në vitin akademik 2025–2026, do të mbyllen 721 shkolla, pasi nuk arritën të plotësojnë pragun minimal prej 15 nxënësish që kërkohet për të qëndruar të hapura, kanë raportuar mediat greke.
Greqia ka një nga normat më të ulëta të lindshmërisë në Bashkimin Evropian rreth 1.3 lindje për grua, shumë më poshtë nivelit të nevojshëm për zëvendësimin e popullsisë e cila është 2.1.
Kjo ka rënë në syrin edhe të miliarderit amerikan, Elon Musk i cili ka reaguar përmes rrjeteve sociale.
“Vdekja e Greqisë”, ka shkruar ai në platformën X duke theksuar rrezikun që paraqet rënia e lindshmërisë për të ardhmen e kombeve perëndimore.





