Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar trashëgiminë e Nënë Terezës përmes një postimi në Facebook, duke theksuar ndikimin global dhe humanin të veprës së saj.
“Nga fshati i vogël i Letnicës, ku dëgjoi thirrjen hyjnore, në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan dhe pastaj në çdo anë të botës”, ka shkruar presidentja.
Osmani theksoi se Nënë Tereza i dha zë të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke lënë pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie dhe humanizmi.
Tutje ajo shtoi se veprat e Shën Terezës na kujtojnë fuqinë e bamirësisë dhe humanizmit, prandaj trashëgimia e saj është një thirrje për secilin prej nesh: të jemi pranë të tjerëve, të dhurojmë dashuri dhe shpresë, si dhe ta ndërtojmë një botë më të drejtë dhe më paqësore.





