Ministria e Arsimit ka hapur aplikimin për Programin e Kuponëve për vitin shkollor 2025/2026, duke mbuluar pagesën e plotë të kopshtit për fëmijët e moshës 3 deri në 5 vjeç, nga familjet përfituese të Skemës së Asistencës Sociale (SAS).
Familjet e regjistruara në SAS të cilat banojnë në Prishtinë, Fushë Kosovë, Prizren, Ferizaj, Lipjan, Gjilan, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Vushtrri, Graçanicë, Drenas, Shtime, Suharekë, dhe Klinë, ftohen të aplikojnë në Programin e Kuponëve në mënyrë që të përfitojnë nga programi.
Ky program gjithashtu përfshin mbulimin e transportit për fëmijët që banojnë të pasktën 4 km larg nga kopshti. Aplikimi është i hapur deri më 21 shtator 2025 përmes platformës e-Kosova.
Për më shumë ndihmë, prindërit mund të drejtohen në Qendrat për Punë Sociale në komunat që i përkasin.




