Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, në një konferencë për media pas mbledhjes së bordit njoftoi se janë miratuar vendime për autorizime shtesë prej rreth 107 megavatësh për ndërtimin e kapaciteteve solare.
Fejzullahu theksoi se ZRrE është duke lehtësuar kushtet për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese, por kërkoi edhe mirëkuptim nga bizneset, duke thënë se “ky është detyrim ligjor” dhe se vendimet janë në përputhje me ligjin.
Ai bëri të ditur se aktualisht janë më shumë se pesë furnizues që kanë lidhur kontrata me biznese në tregun e hapur, ndërsa qëllimi është të rritet konkurrenca dhe të ofrohen çmime më të mira.




