Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës i është drejtuar me kërkesë Ministrit në detyrë të Financave, Transfereve dhe Punës, Hekuran Murati, për shtyrjen e afatit ligjor për miratimin e buxheteve komunale për vitin 2026.
Sipas ligjit aktual, komunat duhet ti miratojnë buxhetet deri më 30 shtator 2025 dhe pastaj t’i dërgojnë ato tek Ministria e Financave.
Mirëpo nga 13 shtatori nis fushata zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2025, dhe sipas AKK-së afati ligjor duhet të shtyhet për shkak të angazhimeve të anëtarëve të Kuvendeve Komunale.
AKK shton se është më funksionale që buxhetet komunale të miratohen pas konstituimit të Kuvendeve të reja Komunale.





