Mosformimi i institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 po e çon vendin drejt një bllokade serioze financiare dhe politike.
Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, ka paralajmëruar se nëse deri më 31 tetor nuk ka qeveri funksionale që e procedon buxhetin e vitit të ardhshëm në Kuvend, pasojat do të jenë të drejtpërdrejta për financat e brendshme dhe për marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.
Jakaj tha se qeveria e re ka obligim ligjor ta miratojë dhe procedojë buxhetin në Kuvend deri në fund të tetorit, duke përfshirë kërkesat e të gjitha komunave, agjencive dhe institucioneve kushtetuese.




