Kosova ka nisur me humbje kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke u mposhtur me rezultat 4-0 nga Zvicra mbrëmë në Basel.
Kjo ndeshje që ishte pritur të ishte një fillim i mbarë për Kosovën, u kthye në një dëshpërim të thellë duke marrë parasysh rezultatin.
Zvicra qysh në pjesën e parë të lojës arriti të shënoi 4 gola, me disa gabime të mbrojtjes së Kosovës.
Të përzgjedhurit e Fodas do të mundohen të reagojnë të hënën, kur përballen me Suedinë në “Fadil Vokrri”.
Për të shpresuar në sukses, Kosovës i duhet paraqitje shumë, shumë më e mirë se ajo e së premtes mbrëma në Basel.




