BBC ka përfshirë në listën e saj të 12 fotografive më të rëndësishme të vitit 2025 një imazh të realizuar gjatë zjarreve të mëdha që përfshinë Greqinë këtë verë.
Fotografia është shkrepur nga Thanasis Stavrakis, fotoreporter i agjencisë Reuters, dhe tregon 33-vjeçarin shqiptar, Oslien Muçobega, teksa shpëton një dele nga flakët në zonën e Patrës. Ai e transporton kafshën mbi motor, duke kaluar përmes tymit dhe zjarrit.
Sipas medias britanike, kjo lidhje simbolike e bën fotografinë një nga momentet më të fuqishme dhe domethënëse të vitit.




