Dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë dhe një tjetër ka marrë lëndime të lehta, si pasojë e aksidentit që ka ndodhur pasdite në Sllatinë, ne mes një kamioni dhe disa veturave.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Si pasojë e këtij aksidenti, deri në këto momente raportohet se dy persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe një tjetër ka marrë lëndime të lehta, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.
Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.




