Një atentat i rëndë me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotem në qytetin e Shkodrës, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur rëndë dy të tjerë.
Sipas dëshmitarëve, katër persona po qëndronin në një lokal në qytet kur janë qëlluar me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifikuar.
Euronews.al, thotë se të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit rajonal të Shkodrës.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të sulmit.




