Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese vonon, zvarrit, pengon dhe qëllimisht dëmton procese të rëndësishme për qytetarët e Kosovës.
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, kryeminsitri në detyrë kritikoi ashpër vonesat në konstituimin e institucioneve, duke theksuar se nga katër muaj e gjysmë që ka nisur seanca për konstituimin e Kuvendit, tre muaj janë humbur për shkak të zvarritjeve të Gjykatës.
“Nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese vonon, zvarrit, pengon e qëllimshëm dëmton procese të dobishme për qytetarët e Kosovës. Gjykata Kushteteuse na ka rrezuar ligjin për vendosjen e për çmimeve në tavan, një ndër ditë më pikëlluese kur kam qenë me i mërzitshmi si kryeministri” ka deklaruar Kurti.
Kurti shtoi se Gjykata Kushtetuese ka qenë e njëanshme dhe se pesë nga shtatë gjyqtarët janë emëruar nga koalicioni PAN dhe Lista Serbe në vitin 2018. Kurti theksoi se VV kërkon frymë bashkëpunimi dhe marrëveshje politike, ndërsa opozita vrapon në Gjykatë për ta bllokuar procesin.




