Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” vlerësimin përfundimtar rreth përmbushjes së premtimeve të kryetarëve të komunave të Kosovës për mandatin 2021-2025.
Sipas këtij raporti monitorues të këtij instituti del se, nga gjithsej 1815 premtime që kanë dhënë 27 kryetarë të komunave, për këtë mandat janë përmbushur 918 premtime, ndërsa 234 premtime janë gjysmë të përmbushura, 281 premtime janë të filluara dhe 382 premtime nuk kanë filluar ende së zbatuari.
Njëjtë si në vitet 2017-2021, sipas GAP-it, përqindja e përmbushjes së premtimeve nuk ka lëvizur.
Mirëpo si qëndron Malisheva në këtë raport?
Sipas këtij hulumtimi, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë 48 premtime para marrjes së pushtetit, ku 21 prej tyre rezultojnë të përmbushura, 3 gjysëm të përmbushura, 12 të filluara dhe 12 të tjera që nuk kanë filluar.





