Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1921 tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe, kanë ndodhur 15 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 22 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, janë arrestuar 16 persona, ndërsa 9 persona janë mbajtur në paraburgim.





