Shefi i misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, ka kërkuar të ndalën sulmet ndaj gjyqtarëve, pasi që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka hedhur akuza të forta ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Barbano përmes një postimi në profilin e tij X, ka thënë se pavarësia gjyqësore është guthemel i sundimit të ligjit, si dhe se pavarësa e gjyqtarëve duhet të respektohet nga të gjithë dhe në çdo kohë.
“Ndërhyrja e panevojshme përmes sulmeve personale të drejtuara drejtpërdrejt ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që i kryejnë detyrat e tyre është gjithmonë e papranueshme”, ka shkruar ai.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka hedhur akuza të forta ndaj Gjykatës Kushtetuese duke e quajtur “hije politike të opozitës” ndaj Vetëvendosjes.




