Analisti politik, Visar Ymeri, ka thënë se votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje duhet të pajtohen me votimin e Dimal Bashës si kryeparlamentar, për shkak se votimi i tij ka ardhur me urdhër të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Ymeri ka treguar metodat të cilat Lëvizjes Vetëvendosje i përdorë “për ta mashtruar popullin”, teksa ka shtuar se vendimmarrja në këtë parti bëhet vetëm nga Kurti.
“Vetëvendosje përdorë maskimin e konceptit të së vërtetës së vet politike përmes fytyrave më të pëlqyera për publikun.Ka pasur një historik të VV-së në të cilin në momente të caktuara janë zgjedhur njerëz të caktuar për të përçuar një mesazh te publiku.”
Tutje Ymeri ka shtuar se njerëzit që kanë votuar Vetëvendosjen duhet të pajtohen me Dimal Bashën si rezultat i Kurtit. Lëvizja Vetëvendosje nuk është parti në të cilën vendosin një grup i njerëzve, VV është e kundërta. Albin Kurti vendos kush e çka dhe pastaj e bind shumicën, ose nëse nuk e bind e kërcënon. Këto deklarime Visar Ymeri i ka bërë për “VVShow”.




