Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillon përgatitjet e fundit për garën “Cambrian Patroll” që mbahet në Uells të Mbretërisë së Bashkuar. Ekipit të Forcës së Kosovës i janë bashkuar edhe Forcat e Armatosura të republikës së Shqipërisë e që sipas FSK-së, po sfidohen me skenarë ngjasim siç do të jetë gjatë realizimit të garës në Uells.
FSK-ja thotë se pjesëmarrja në ushtrimin “Cambrian Patrol” rritë ndërveprimin me ushtrinë britanike dhe ushtritë partnere nga mbarë bota si dhe ndikon në zhvillimin e shkathtësive dhe taktikave individuale e grupore të ushtarakëve.





