Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka deklaruar se Kosova nuk është shtet multietnik, por është shtet unitar.
Haxhiu tha se është e papranueshme që Lista Serbe që as nuk e njeh Republikën e Kosovës, t’i përdorë vendet e rezervuara për të bllokuar Kosovën.
“Së pari dua të theksoj se shteti ynë është unitar dhe jo multietnik. Ky model është rregullatori i Republikës sonë demokratike. Në shtetin tonë të pavarur në vitin 2008, asnjë grup minoritar nuk e ka të drejtën e vetos mbi Republikën tonë, as komuniteti serb apo komunitetet tjera”- tha Haxhiu në konferencë për media.
Haxhiu theksoi se kanë kërkuar nga Kushtetuesja që kërkesa e Listës Serbe të shpallet e papranueshme.




