Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 2350 tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe, kanë ndodhur 28 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 28 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, janë arrestuar 24 persona, ndërsa 21 persona janë mbajtur në paraburgim, si dhe një person është dërguar në mbajtje të denimit





