Kombëtarja Shqiptare mbrëmë ka zhvilluar lojën kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Letonisë, të cilën e mposhti me rezultat minimal 1-0, me golin nga penaltia të Kristjan Asllanit në minutën e 25-të.
Shqipëria pas pesë ndeshjeve kualifikuese të grupit K renditet e dyta në këtë grup me tetë pikë, një pozitë që mban gjallë shpresat për një kualifikim historik.
Shqipëria do të zhvillojë edhe tri lojë të mbetura që do të përcaktojnë fatin e saj, më 11 tetor do të udhëtojë në ndeshjen ndaj Serbisë, që pritet të jetë një ndeshje me plot tension dhe emocione.
Më 13 nëntor, Shqipëria do të jetë nikoqire e Andorrës në udhëtim, ku I duhet patjetër një fitore për të shpresuar në kualifikim.
Dhe në fund Shqipëria do të luaj ndaj lideres së grupit Anglisë, në Arenën Kombëtare në Tiranë më 16 nëntor.




