Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i quajtur ato një plagë të thellë për botën demokratike.
“Si Kosovë, e dimë mirë çfarë do të thotë të rrezikohet liria, prandaj e çmojmë sakrificën, unitetin dhe forcën me të cilën SHBA, 24 vite më parë, iu përgjigj terrorit.”, ka shkruar ai.
Krasniqi ka thënë se kjo ditë shënon edhe një moment për të riafirmuar vlerat që lidhin përgjithmonë Kosovën me SHBA-në.





