Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 2649 tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe, kanë ndodhur 21 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 26 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, janë arrestuar 19 persona, ndërsa 10 persona janë mbajtur në paraburgim, si dhe 3 persona janë dërguar në vuajtje të denimit.





