Tirana sot mbledh për herë të parë Komitetin Ekzekutiv të UEFA-së, një mbledhje e nivelit të lartë ndërkombëtar që shënon një ngjarje historike.
Në mbledhjen e sotme që do të zhvillohet nga ora 14:00 deri në orën 17:00, do të marrin pjesë drejtuesit më të lartë të futbollit europian duke përfshirë Presidentin e UEFA-së, Aleksandër Çeferin, dhe përfaqësues të federatave europiane.
Në mbledhje pritet të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbollit.




