Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thotë ta ketë pranuar me shqetësim lajmin për pezullimin e dialogut strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Republikën së Kosovës.
“Ky është një lajm i rëndë dhe një sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit tonë. Çdo krizë politike që dëmton marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara prekë vetë themelet e shtetit tonë. Ne shprehim mirënjohje të thellë për mbështetjen e përhershme të SHBA-ve për Kosovën dhe theksojmë se kjo marrëdhënie është jetike dhe e pazëvendësueshme për paqen, sigurinë dhe zhvillimin e vendit tonë”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së.
Sipas tyre, krerët e lartë shtetërorë kanë treguar papërgjegjësi, ndersa sot Kosova po paguan çmimin e egoizmit të tyre, të cilët në vend që të jenë shërbyes të popullit, janë shëndrruar në pengues të së ardhmes së shtetit.
OVL UÇK apelon për unitet kombëtar dhe përgjegjësi shtetërore duke shtuar se Kosova nuk guxon të humbasë arritjet e saj historike dhe as të dëmtojë aleancën e saj jetike me SHBA-të.




