Të ngarkuarës me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, nuk i kanë pëlqyer fare kritika e kryeministrit në detyrë Albin Kurti ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Ajo është shprehur e zhgënjyer me deklaratat e Kurtit në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.
Në një përgjigje për Kohën, diplomatja amerikane ka thënë se këto deklarata rrisin paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë në Kosovë.
“Jemi të zhgënjyer nga veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti, të cilat kanë rritur paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë në Kosovë. Këto veprime minojnë procesin politik, dobësojnë institucionet e Kosovës dhe përkeqësojnë tensionet ndëretnike”, ka thënë Prattipati.




