Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka prezantuar emrat e ministrave në qeverinë e re, për mandatin e katërt radhazi.
Rama në Asamble prezantoi edhe ministren e krijuar me Inteligjencë Artificiale, të quajtur Diella.
Ky lajm u bë viral në botë, për shkak se është hera e parë që Intelegjenca Artificiale përfshihet brenda kabinetit qeveritar të një shteti.
Kryeministri shqiptar tha se Diella do të shërbejë për prokurimet publike mes të tjerash.
Sipas tij, Diella do të jetë përgjegjëse për tenderët, të cilët siç tha ai me këtë zgjedhje do të jenë të pakorruptueshëm.





