Drejtori i Institutit Kosovar për Demokraci, Ismet Kryeziu, në hapje të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, tha se po kërkojnë vota ata qe po e mbajnë shtetin në pauzë, duke i’u referuar Vetëvendosjes që ka bllokuar konstitumin e Kuvendit të Kosovës për me shumë se 200 ditë.
“Po kërkojnë vota lokale ata që po e mbajnë shtetin #nëpauzë, pa institucione, për një vit? Ata të cilët kanë dëshmuar se vota për ta është e “pa vlerë”, thjesht fuqi kundër interesave qytetare.Prania e tyre në fushatë vetëm i dëmton kandidatët lokal dhe ia humb kuptimin dhe zgjedhjeve lokale. Në këtë mënyrë, edhe liderët lokalë i asociojnë me bllokadë dhe me vota të pavlera”, shkroi ai në Facebook.





