Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar gjeneralmajorin Enrico Barduani, komandant i KFOR-it, me Medaljen Presidenciale Ushtarake.
Në një njoftim të Presidencës thuhet se gjatë mandatit të tij në krye të KFOR-it, gjeneralmajor Barduani ka dhënë “kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon”. Osmani e vlerësoi shërbimin e tij duke theksuar se dekorata është një shenjë falënderimi:
“Një simbol i mirënjohjes së popullit tonë dhe i përkushtimit të pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate.”, thuhet në njoftim.





