Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se është i gatshëm të vendosë sanksione të ashpra ndaj Rusisë, por vetëm nëse të gjitha vendet e NATO-s ndalojnë blerjen e naftës ruse dhe veprojnë të bashkuara.
“Kjo nuk është lufta e Trump (nuk do të kishte filluar kurrë nëse unë do të isha president!), është lufta e Biden dhe Zelenskyt”, ka shtuar ai.
“Unë jam këtu vetëm për të ndihmuar në ndalimin e saj dhe për të shpëtuar mijëra jetë ruse dhe ukrainase (7 mijë e 118 jetë të humbura vetëm javën e kaluar. Çmenduri!)”.
Po ashtu ai ka theksuar se është i përgatitur të vendosë sanksione të ashpra ndaj Rusisë kur të gjitha vendet e NATO-s të bien dakord dhe “të fillojnë të bëjnë të njëjtën gjë, dhe kur të gjitha vendet e NATO-s të ndalojnë së bleri naftë nga Rusia”.
“Siç e dini, angazhimi i NATO-s për të fituar ka qenë larg të qenit 100%, dhe blerja e naftës ruse nga disa ka qenë tronditëse!”, ka ravijëzuar ai, kjo – sipas tij – dobëson ndjeshëm pozicionin negociues dhe fuqinë e tyre negociuese kundrejt Rusisë.
“Megjithatë, unë jam gati të ‘shkoj’ kur të jeni ju. Vetëm më tregoni kur”, shkroi ai.




