Kievi ka kërkuar partnerëve të tij perëndimorë mbështetje për zgjerimin e industrisë vendase të prodhimit të armëve.
Koncerni gjerman i armatimeve Rheinmetall planifikon të prodhojë predha artilerie për forcat e armatosura ukrainase në një fabrikë të re në Ukrainë. Kjo u njoftua nga Ministri ukrainas i Mbrojtjes Denys Shmyhal.
“Për ndërtimin e një fabrike të re për të prodhuar predha Rheinmetall për forcat e armatosura ukrainase u caktua një parcelë toke në një rajon të sigurt të Ukrainës”, shkroi Shmyhal në platformën X.
Kievi po u kërkon partnerëve të tij perëndimorë mbështetje për zgjerimin e industrisë vendase të prodhimit të armëve për të sprapsur forcat ruse.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski njoftoi se ka diskutuar me të dërguarin e SHBA-së, Keith Kellogg për mundësitë e zhvillimit të prodhimit të përbashkët të armëve dhe vendosjen e sanksioneve të mëtejshme kundër Rusisë nga Uashingtoni.
“Diskutuam rrugë të ndryshme për bashkëpunim – se si të arrijmë paqe të vërtetë dhe të sigurojmë sigurinë e Ukrainës”, shkroi Zelenski pas takimit të tyre në Kiev në aplikacionin e mesazheve Telegram.




