James Rubin, një nga njerëzit më të afërt të Madeline Albright e Bill Clinton, sot ka filluar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ai pritet të dëshmojë lidhur me raportet e tij me Hashim Thaçin, UÇK-në dhe përvojëm e tij në Kosovë.
James Rubin, ish-diplomat dhe ish-asistent I sekretarit për Punë Publike në administratën e ish-presidentit amerikan Bill Clinton, ka paralajmëruar vetë që do të dëshmojë si dëshmitar mbrojtës.
Rubin kishte pasur kontakte të drejtpërdrejta dhe të afërta me Hashim Thaçin në konferencën e Rambujesë, ngjarje e cila do të shënonte fillimin e fundit të Serbisë në Kosovë.
Veç Rubin, pro Thaçit pritet të dëshmojnë edhe figura të tjera të njohura e diplomatë.




