Lojtari nga Ballkani, Valentin Serebe ka fituar për herë të dytë rradhazi çmimin “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës në futboll.
Çmimi “Ylli i Javës” jepet nga FFK për lojtarin më të mirë të javës në Superligë.
Serebe ishte vendimtar për fitoren e Ballkanit 3-0 kundër Drenicës, duke shënuar ”hat-trick” dhe duke i dhuruar Ballkanit 3 pikë.
Serebe u shpreh i lumtur pasi mori çmimin duke deklaruar se ndeshja ishte e vështirë por që ata dhanë maksimumin dhe falë zotit fituan.
Ai shtoi se gjithçka shkoi mirë, si në aspektin teknik poashtu edhe taktik.
Serebe tha se synojnë që të punojnë fort dhe të përmbyllin sezonin si kampionë.





