Policia e Kosovës ka njoftuar se sot janë arrestuar pesë persona të dyshuar, gjatë një operacioni policor për armëmbajtje pa leje, i cili u zhvillua të martën në Shtime, Lipjan dhe Drenas.
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda zhvilloi aksionin nën dyshimin se të dyshuarit u përfshinë në import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo materieve plasëse.
Njoftohet se në pesë lokacione janë gjetur:1 AK-47, 1 pushkë e gjatë me dylbi, 1 pushkë e gjuetisë, 1 revole, 116 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 8 fishekë me gaz, 2 pushkë ajrore dhe 5 telefona.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë.




