Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili e quan të pakuptimtë dhe të dëmshme bllokadën e Kuvendit të Kosovës.
Kica-Xhelili ka reaguar ashpër për situatën e krijuar, pas vendimit të Gjykatës Kueshtetuese që pezulloi punën e Kuvendit deri në fund të shtatorit.
Kujtojm se Kushtetuesja mori vendim pas shpalljes së Kuvendit si të konstituuar nga kryetari Dimal Basha edhe pse ende nuk ishte zgjedhur njëri nga nënkryetarët që duhet të vijë nga radhët e komunitetit serb.
Ajo tutje tha se Kuvendi dhe shteti po mbahen peng nga një pozitë që në praktikë nuk ka pasur asnjë ndikim real.




