Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekoruar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani me Medaljen Presidenciale Ushtarake.
Ajo ka bërë me dije se ketë dekoratë komandantit të KFOR-it ia ka dhënë si shenjë mirënjohje për përkushtimin e tij paqe dhe siguri afatgjatë mandatit të tij.
“Gjatë mandatit të tij në krye të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani ka dhënë kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon. Në shenjë falënderimi për këtë shërbim të vyer, gjatë javës që shkoi, i ndava atij Medaljen Presidenciale Ushtarake, një simbol i mirënjohjes së popullit tonë për përkushtimin e pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate”, ka shkruar Osmani.





