Kryesuesja e OSBE-së, ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen tha në Prishtinë se shpreson që të ketë zgjidhje sa i përket bllokadës së Kuvendit dhe qeverisë në Kosovë.
Ajo këtë deklaratë e bëri në konferencën për media, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.
“Pata diskutime të frytshme me presidenten Vjosa Osmani. Përforcimi i marrëdhënieve në mes komuniteteve mbetet esencial. Diskutuam potencialin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja me emërimin e përfaqësueses së re Prishtinë – Beograd. OSBE mbetet e gatshme të mbështes këto përpjekje.”, tha Valtonen.
Ajo shtoi se në takimin e saj me shoqërinë civile ka marrur reagime të ndryshme se si OSBE mund të përforcojë qeverisjen e mirë.




