Edon Zhegrova është ftuar për herë të parë tek Juventusi.Trajneri Igor Tudor e ka përfshirë yllin kosovar në listën e të ftuarve për ndeshjen e sontme kundër Borussia Dortmundit në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve, shkruan “Gazeta Express”.
Kjo ftesë nuk pritej pasi ish-futbollisti i Baselit dhe i Lillet ishte duke ushtruar për të qenë gati për ndeshjen e fundjavës në Serie A.26 vjeçari do të përfundojë së paku në bankinë, ndërsa pritej rikthimi i tij në kampionat në fundjavë ndaj Veronës.
Ndeshja mes Juventusit dhe Borussia Dortmundit do të luhet sonte në Torino duke filluar nga ora 21:00.




