Dogana e Kosovës, përkatësisht Zyrat e Brendshme Doganore që operojnë në kuadër të Departamentit Rajonal Doganor – Prishtinë, falë përkushtimit dhe punës së palodhshme në zbatimin e kontrolleve të detajuara ndaj mallrave, kanë arritur që gjatë korrikut dhe gushtit 2025 të ndalojnë dhe të trajtojnë, sipas procedurave ligjore, një sasi të konsiderueshme mallrash të ndryshme, të cilat pas verifikimit individual, kanë rezultuar të jenë produkte të falsifikuara, të markave të njohura ndërkombëtare.
Gjatë këtyre dy muajve, në bashkëpunim me bartësit zyrtarë të së drejtës së autorit dhe pronësisë intelektuale, janë identifikuar dhe trajtuar gjithsej 139,863 copë mallra të falsifikuara.
Ndalimet janë bërë në bazë të analizës së riskut dhe kontrolleve të detajuara nga zyrat përkatëse të Doganës si më poshtë:
Zyra e Brendshme Doganore – Prishtina 1
– Makina elektrike për fëmijë të markave: BMW, Audi
– Aksesorë me logo të markave: Mercedes, BMW, AMG, Audi
– Papuçe: Gezer
– Llak për flokë: Taft
– Aroma për vetura: Areon
– Produkte tekstili të markave: Louis Vuitton, Gucci, Chanel, Cos, Reebok
Sasia totale e mallrave të ndaluara: 114,900 copë
Zyra e Brendshme Doganore – Prishtina 2
– Mbathje të markave: Adidas, Louis Vuitton, Miu Miu
– Të brendshme dhe çorape të markave: Calvin Klein, Nike, Gucci
– Llak për flokë: Taft
Sasia totale e mallrave të ndaluara: 15,720 copë
Zyra e Brendshme Doganore – Prishtina 3
– Mbathje të markave: Nike, Adidas, Gucci, Louis Vuitton, Emboxx, Safety Shoes
– Makina elektrike për fëmijë të markës: Lamborghini
Sasia totale e mallrave të ndaluara: 7,738 copë
Zyra Doganore – Aeroporti i Prishtinës
– Mbathje të markave: Prada, Gucci, Louis Vuitton
– Bizhuteri të markave: Miu Miu, Louis Vuitton, Gucci
– Ambalazhe (kuti) për parfume me marka: Louis Vuitton
Sasia totale e mallrave të ndaluara: 1,505 copë
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit të ligjit dhe forcimit të luftës kundër falsifikimit, kontrabandës dhe veprimtarive të tjera të paligjshme që dëmtojnë shoqërinë dhe ekonominë e vendit.





