Zyra e Informimit të Policisë së Kosovës në një komunikatë për media, ka njoftuar se me datë 16.09.2025 në një fshat të Suharekës, në një stallë, janë gjetur lëndë që dyshohet të jetë narkotike të llojit marihuanë në proces të tharjes.
Në vendin e ngjarjes është ftuar edhe prokurori, kurse pos lëndës narkotike është gjetur edhe një granata-hedhës dhe një pushkë gjuetie.
Pas peshimit të lëndëve narkotike ka rezultuar se pesha totale ishte 512 kg e 89 gr, vlerësohet se vlera e tregut është rreth 750 mijë euro. Në vend-ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi relevante me rastin.
Lidhur me rastin një person i dyshuar, i njohur për policinë ndodhet në arrati.





