Elita e futbollit europian sonte vazhdon edhe me disa superpërballje tjera të xhiros së parë.
Vëmendja e të gjithëve do të jetë në ”Allianz Arena”, ku Bayern Munich do të pret Chelsean me fillim nga ora 21:00.
Përballje tjetër interesante pritet të jetë edhe në “Anfiled” ku Liverpool pret në shtëpi Atletico Madridin.
Sa i përket ndeshjeve tjera, Olympiacos pret Pafos, Slavia Prague do të luajë në shtëpi kundër Bodo/Glimt, PSG e pret Atalantën dhe Inter do të luajë si mysafirë me Ajax.





