Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 2383 tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe, ka ndodhur një aksident me fatalitet, janë shkaktuar gjithsej 29 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 36 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, janë arrestuar 16 persona, ndërsa 15 persona janë mbajtur në paraburgim, kurse 1 në vuajtje të dënimit.





