Ish-diplomati amerikan, James Rubin ka përfunduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, si dëshmitari i parë i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.
Sot ish-diplomati amerikan ka dëshmuar se is-presidenti Hashim Thaçi, nuk ishte asnjë lloj komandanti kryesor i UÇK-së.
Ndërsa pyetjes se a kishte batalione Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë luftës së fundit në vend, ai u shpreh se një gjë të tillë nuk e kishte parë.
Në fund të dëshmisë, Rubin tha se ishte privilegj, por edhe e rëndësishme që të ndante mendimet e tij për këtë çështje.
“Ka qenë privilegj për mua të jem këtu, pavarësisht që zgjati pak si shumë, është një kënaqësi e madhe për mua dhe përdorim shumë i rëndësishëm i kohës sime. Ishte me rëndësi për mua që isha këtu dhe ju thash mendimet e mia, dhe dhashë dëshminë time për këtë çështje”, deklaroi Rubin.




