Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me komandantin e ShBA-së për Evropën, Alexus G.
Grynkewich, njëherësh komandant Suprem i NATO-s për Evropën.Përmes një postimi në Facebook, Begaj tha se Shqipëria është e angazhuar në forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik me ShBA-në dhe si anëtare e NATO-s.“Shqipëria është e angazhuar në forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik me SHBA-të dhe si anëtare e NATO-s.
Shqipëria vlerëson fort se prania e SHBA-ve në rajon është domosdoshmëri për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”, ka shkruar i pari i vendit.




